Sot besimtarët myslimane festuan Fitër Bajramin. Fitër Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.
Sipërmarrësja dhe besimtarja Eralda Mazreku, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ me moderator Ermal Qorin teksa uroi të gjithë besimtarët theksoi se veprat e mira nuk duhet të bëhen vetëm në një muaj, por gjithmonë.
“Është një ditë mjaft e rëndësishme se të fal një lumturi. Le të mbeten veprat tona edhe në vijim. Agjërimin nuk e quaj trend, por një përkushtim më i madh për të mirat që na ofron, është sakrificë ndaj Zotit. Fëmijët kanë vetë dëshirë të agjërojnë duke parë edhe familjarët e tyre”, tha Mazreku.
Nga ana tjetër sociologu Gëzim Tushi theksoi se në ditë festash njerëzit solidarizohen më shumë. Ai nënvizon gjithashtu se në këtë botë ku jetojmë njerëzit gjejnë mbështetje te feja.
“Kjo është një ditë e rëndësishme që shërben për të reflektuar. Festat kanë një ndikim të mirë te njerëzit. Festat janë të dobishme sepse njerëzit solidarizohen më shumë. Njerëzit në këtë shoqëri moderne duket se kanë nevojë për mbështetje dhe feja e mundëson. Njeriu ka nevojë për një lloj besimi”, tha Tushi.
E pyetur nëse agjërimi është kthyer në një trend, Mazreku tha se një një njeri nuk mund të heq dorë nga kënaqësitë e jetës për të bërë një gjë të tillë.
“Të agjërosh për trend çdokush do të dorëzohej. Një njeri që mund të agjëroj për trend mund të rezistoj për një ose dy ditë jo për një muaj. Unë kam agjëruar që në moshë të vogël derisa pastaj u bë një traditë” shtoi ajo.
Ndërkohë sociologu theksoi se festat e besimeve të ndryshme kanë efekte pozitive te shoqëria jonë.
“Fitër Bajrami është një festë dhe një evenimet i madh social. Ka një një harmoni fetare në Shqipëri. këto festa kanë efekte te shoqëria jonë - që kanë të bëjnë me moralin e njeriut”, nënvizoi Tushi.
Gjatë fjalës së saj Mazreku komentoi edhe për vendimin e saj për tu mbuluar dhe pasionin e saj për të lëvizur me motor.
“Shamia është një hap që e kanë mirëpritur të gjithë. Janë vendime të mirëmenduara dhe vendime qe merren me zemër. Nuk kam hasur komente për vendimin që kam marrë. Jemi ne ata që vendosim për veten tonë. Për aq kohë sa ne nuk thyejmë rregullat e fesë, nuk i cenojmë ku është e keqja që ne të jemi edhe praktikantë të fesë dhe pasioneve tona. Motori mbetet pasion dhe zgjidhje në përditëshmëri. Duhet t’i tregojmë botës se jo çdo gjë është e kufizuar brenda katër mureve të shtëpisë, jo çdo femër myslimame nuk ka të drejtë të arsimohet, të shkollohet për aq kohë sa janë krijuar disa të mira nga Zoti.
Tushi nga ana tjetër thekosi se në vendin tonë ka një harmoni fetare që ne duhet të ndihemi krenarë.
“Ka një tolerancë fetare në shoqërinë shqiptare dhe kjo është një gjë e madhe. Ka një lloj respekti reciprok. Nuk është një lloj gjëje që haset kudo, prandaj duhet të jemi krenarë. Në vende të tjera ka përplasje të qyteratëve për fenë. Maz: lëviz me motor: është një pasion, zgjidhje në përditshmëri. Mjafton të jemi në rregullat e Zotit jo të tjerëce. Çdo shoqëri ka gjykime por të ndjekim ëndrrat e tyre”, shtoi Tushi.
Komente










