Agron Llakaj : Lë Milionerin për Pazarin në Vizion Plus

Agron Llakaj : Lë Milionerin për Pazarin në Vizion Plus
Ka vendosur të lë quiz show-n, “Kush do të bëhet milionerë”, për të nisur një tjetër projekt të ri televiziv dhe këtë herë në ekranin e Vizion Plus. Moderatori dhe humoristi i mirënjohur, Agron Llakaj duket se ti rikthehet përsëri humorit dhe këtë herë në formatin “Al Pazar”, që pritet të nis së shpejti.
I kontaktuar në telefon nga TH&TH, moderatori i mirënjohur Lakaj nuk ka preferuar të jap detaje për këtë projekt të ri, por kemi zbuluar se në këtë shfaqje në bosht është loja, shakaja e kripur dhe e zgjuar me realitetin tonë e ngërthyer nëpërmjet lajmit politik, ekonomik dhe social por edhe nga bota e artit dhe e kultures, prej vendit dhe jo vetëm”. Në këtë skenë takohen lajmi dhe një ngjarje, takohen karakteret e ndryshme që fati ose rruga i sjell në :Pazar", një intelektual dhe një pseudo intelektual, një i ashtuquajtur analist, një njeri që e kërkon fatin e tij në Pazar, një politikan që e kërkon mbështetjen në "Pazar".
Pra, gjithë moria dhe problematika shqiptare në trajtën satirike dhe komike të saj vjen në Pazar. Ky është realiteti në këndvështrimin komik, ky është “Pazari” shqiptar. Skenografia e këtij “Pazari” duhet të shpreh thelbin e saj të gërshetuar me kërkesat e nje fotografie televizive, ku çdokush në kohën që e ndjek Pazarin ta ndjej veten brenda tij. Moderatori është njeriu që lidh këtë realitet komik, nëpërmjet komenteve komike të shkurtëra dhe të qëlluara.
Elementët që e përbejnë pazarin do të jenë: Moderatori, Polici, Vajza bukuroshe (nuk mund te shijohet “Pazari” pa nje femër të bukur, të gjithë kur shkojnë në Pazar duan të shikojnë një femër të bukur), si dhe Orkestra, që shërben për krijimin dhe mbajtjen e atmosferes se Pazarit, por njekohesisht bashkë me publikun dhe moderatorin krijon situtuata humoristike duke i dhene nje funksion te rendesishem ne “Pazar” e jo si kornize fotografie.
Ky do të jetë formati emisionit më të ri, që humoristi i mirënjohur pritet të sjellë për publikun shqiptar. Ndaj dhe publiku do të bëhet shumë shpejt pjesë e këtij Pazari, që Agron Llaka do të ofrojë.

Emisionet që Llakaj ka drejtuar vitet e fundit:

Që prej vitit 2010 Agron Llakaj është pjesë e quiz show-t, “Kush do të bëhet milioner”, të cilit duket se do ta braktis në fund të këtij sezoni televiziv. Po në këtë vit Llakaj hoqi dorë edhe nga spektakli humoristik, “Portokalli” të cilin ai e drejtoi me sukses të plotë për më shumë se 7 vjet. Pas shkëputjes nga Top Channel dhe nga drejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli”, moderatori u gjobit me 8 milion lekë për shkelje të kontratës më këtë televizion, pasi humoristi u shfaq natën e “Këngës Magjike”, ku ishte i ftuari special i këtij festavali. Ne urojmë që ky projekt të jetë gjatë, sepse që do të jetë i suksseshëm nuk ka nevojë për hamendësime.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë