Qeveria nis rindërtimin pa donacionet e huaja! Miraton fondin 8.7 mld lekë! Ahmetaj: Gati ndërtimi i 3400 shtëpive individuale!

TIRANE - Qeveria ka miratuar fondin limit prej 8.7 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit të vitit 2020 për nisjen e rindërtimit të 3400 shtëpive individuale, ndërkohë që ndihmat (grante dhe kredi) të mbledhura nga Konferenca e Donatorëve, nuk janë derdhur ende në fondin e rindërtimit. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar në një deklaratë për shtyp edhe shifrat zyrtare për modelet dhe përmasat e banesave që ai tha se do të rindërtohen një muaj nga nisja e punës. Ai tha se nga fondi limit prej 8.7 miliardë lekësh i miratuar, 2.2 miliardë do i kalojnë Bashkisë së Tiranës për 889 njësitë e banimit që do të rindërtohen në kryeqytet, ndërsa 2500 banesat e tjera do të ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

"Një lajm të rëndësishmë që përfaqëson një hap domethënës konkret të procesit të rindërtimit. Sot qeveria ka kaluar vendimin për miratimin e fondit limit prej rreth 73 milionë euro, që do iu kalojnë FSHZH dhe Bashkisë së Tiranës. Jemi gati të nisim nga puna për ndërtimin e 3400 shtëpive individuale nga fundit për rindërtimit 8.7 mld lekë fondi i miratuar sot nga qeveria. Kjo shifër përballohet nga buxheti i vititi 2020. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një fond të alokuar. Janë 2500 shtëpi, banesa individuale që do të ndërtohen nga FSHZH. Për Tiranë 2.2 mld lekë. Bëhet fjalë për 889 njësi banimi individuale që do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës", tha Ahmetaj.

2500 banesat që do të rindërtohen nga FSHZH

683 banesa- 1+1

972 banesa - 2+1

845 banesa- 3+1

889 banesat që do të rindërtohen në Tiranë

312 banesa- 1+1

334 banesa- 2+1

243 banesa-  3+1"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Ahmetaj: Akoma nuk kemi marrë paratë e dhuruara nga donatorët! Brenda muajit nis ndërtimi i 500 shtëpive nga Turqia

Ministri i Rindërtimit tha se donacionet e huaja të mbledhur nga konferencën e donatorëve nuk janë ende në fondin e rindërtimit. Ai tha se është ngritur një grup pune për tërheqjen e tyre. Ahmetaj theksoi se me Turqinë e cila premtoi e para ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit, jemi në fazëne e marrëveshjes përfundimtare.

"Donacionet nuk i kemi ende brenda fondit të rindërtimit. Është duke u punuar për të përcaktuar programin dhe kohën e përdorimit të tyre. Është krijuar nga kryeministri një grup për tërheqjen e donacioneve. Jemi duke punuar çdo ditë për tërheqjen e këtyre donacioneve për paratë e ofruara në para apo projekte. Me Turqinë jemi në fazën e marrëveshjes përfundimtare dhe besoj për maksimumi një muaji do kemi punë konkrete në terren", tha Ahmetaj.

Ora 12:11
Ahmetaj: Javën e ardhshme shpallet gara për 3400 shtëpitë që do të ndërtohen! 4000 familje në banesa të reja para 2021

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare nga Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e 3400 shtëpive. Ai tha se banesat e reja individuale do të ndërtohen sipas modelit të prenzatuar ndërsa shtoi se 4000 familje do të presin vitin e ri në shtëpi të reja.

"Fondet e mbetura do të rikthehen në fondin për rindërtim. Informoj se javën që vjen shpallet gara ndërkombëtarë nga Bashkia e Tiranës dhe FSHZH për 3400 shtëpitë që do të ndërtohen. Të dhëna do t'i gjeni në faqen e rindërtimit. Ndaj me qytetarët që vlerësimi i thelluar vazhdon. Instituti i Rindërtimit e përfundon procesin në 30 Mars. Në terren bashkitë në zonën e dëmtuar nga tërmeti, kanë filluar vlerësimin e dosjeve të dala nga platforma e aplikimit. Banesat individuale do të ndërtohen sipas modelit të prezantuar këto ditë me teknologji modulare, rezistent ndaj tërmeteve deri në 9 ballë dhe koha e shkurtër e ndërtimit rreth 30 ditë. Jemi angazhuar që rreth 4000 familje do presin vitin e ri 2021 në shtëpi të reja", tha Ahmetaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lagjia-SANXHAK: 06/03/2020 14:11

    Qeveria Turke e ka me te futme ndertimin e shpiave ne Lac per me ndertu xhami,por ajo ska me ndodhe sepse populli i Lacit nuk i lejon as flamurin turk.

    Përgjigju
  • Shqip: 06/03/2020 13:12

    Ne Durres sikur ra termeti! Ndertimet fillojne ne Tirane!!! Si ne kohe te enverit, Durresi ishte vetem lopa qe duhej mjele. Vetem me Portin mbahet gjysma e Shqiperise... Hajde qeveri Hajde, Kush pordhi Kush morì groshen!

    Përgjigju
  • Lira: 06/03/2020 12:17

    Ka fuqi punetore shqiptare brenda Shqioerise, Kosoves, Maqedonise etj, Keshtu ska pse te merren punetore nga Azia dhe Afrika. Disavantazhet e te vepruarit ne kete menyre do jene shume shume here me te medha se avantazhet. Nga praktika boterore punetoret qe merren per te punuar kane tendence te qendrojne ne ate vend, kur ata vijne nga vende te rrenuara. Kujdes qeveritare mendoni jo vetem per sot, por edhe per te nesermen e ketij vendi. Nuk duam qe ketu te vendoset lloj lloj arrixhiu dhe kur shqiptaret qe jetojne jashte te vendosin te kthehen ta ndiejne veten si ne vend te huaj. Mendoni per politikat demografike. Ky vend meroton me te miren, pas gjithe asaj qe ka hequr gjate historise se tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'