Ahmetaj: Mund të privatizojmë
Albpetrol..ose me “joint venture”

Ahmetaj: Mund të privatizojmë<br />Albpetrol..ose me “joint venture”
HUNGARI – Qeveria po mendon mundësinë e privatizimit të Kompanisë shtetëtore të naftës “Albpetrol” ose dhënien e saj me “joint venture” (sipërmarrje e përbashkët).

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj e shprehu këtë qëndrim nga Hungaria ku zhvilloi takime me investitorë potencialë.

“Kompania Albpetrol është një nga asetet më të rëndësishme shtetërore, të cilën po mendojme ta japim me “joint venture” ose privatizim. Eshtë një sektor i rëndësishëm dhe me hapësira të mëdha sidomos me ardhjen e TAP në Shqipëri, në kuadër të të cilit  ka filluar edhe procesi i shpronësimeve”, u shpreh ministri.

Gjatë takimit në Agjencinë Hungareze të Investimeve, Ahmetaj u takua me përfaqësues të bizneseve të rëndësishme hungareze si, Grupi Energjitik MVM Ovit National Poëer Line Company Ltd, me të cilët u diskutua për sektorin hidrokarbur dhe mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në këtë sektor.

Ministri theksoi se Shqipëria është një vend tërheqës dhe me klime biznesi shumë favorizuese për investitorët e huaj, duke bërë të mundur edhe interesin për investim dhe zhvillimin e industrisë në Shqipëri.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e MOL, theksuan se e shohin me interes bashkëpunimin me Shqipërinë dhe fakti që janë prezent në vende të tjera të rajonit si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, do ishte shumë favorizuese që investimi i tyre të shtrihej edhe në Shqipëri.

Ministri pati takim edhe me përfaqesuesit e Kompanisë farmaceutike Gedon Richter z. Sandot Kovats, të cilëve u tha se Shqipëria ofron shumë mundësi duke qenë një treg në rritje, vetëm vitin e fundit ky treg ka shënuar një rritje prej 10%. Dhe kjo sepse shqiptarët kanë filluar të perdorin kualitetin edhe tek medikamentet dhe nënproduktet e tjera farmaceutike.

Nga ana e saj kompania u tregua e gatshme të rrisë bashkepunimin me Shqipërine duke futur produkte të reja në treg, cilësore me standarde europiane dhe çmime favorizuese.

ahmetaj ne hungari

Më tej Ahmetaj u prit nga Zv. Ministri i Jashtëm dhe i Tregtise, z.Peter Szijjarto.

Ministri e falenderoi në emër të qeverisë për ndihmën që Hungaria dha në marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Biseda u fokusua në disa çështje të rëndësishme si infrastruktura dhe energia për të cilat ministri u shpreh se “kompanitë hungareze duhet të vijne të investojne, jo thjesht të interesohen për rastet e tenderave. Eshtë e nevojshme që investitorët e huaj të fillojnë të propozojnë projekte investimesh serioze dhe konkrete”,  -tha ministri.

Rasti i ndërtimit të linjës elektrike Ohër-Elbasan, hidrokarburet, mundësitë që ofrohen në vendin tonë lidhur me zonat ekonomike etj, ishin disa nga fushat me interes dypalësh për investime.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?