Ahmetaj: Parametrat e buxhetit të 2020 nuk preken, presim që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro (VIDEO)

Deputeti Socialist Arben Ahmetaj ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend se solidariteti është detyrimi i parë i Kuvendit. Ahmetaj tha se parametrat e buxhetit 2020 nuk do të preken dhe asnjë taksë nuk do të rritet.  Ai tha se qeveria pret që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro ndërsa pjesa më e madhe e rindërtimit të banesave të ketë përfunduar brenda vitit 2020.

"Kjo seancë vjen pas një ngjarje tragjike. Solidariteti është detyrimi i parë që ne kemi si parlament, si qytetar dhe si një trup që duhet të krijojë përgjigje. Përgjigja nuk është e zakonshme, për të ardhur për të miratuar normalisht buxhetin. Sot duhet të flasim për ta përballuar këtë situatë me buxhet. Ne e kemi marrë përsipër dhe nuk lëmë askënd mbrapa.

Deri dje në portalin E albania janë mbledhur 54 milionë lekë dhe kanë dhuruar 5300 qytetarë.

Gjithë industria e turizmit iu përgjigj kësaj fatkeqësie duke strehuar 4000 qytetar, nuk do rrisim asnjë taksë, as borxhin por do ti përgjigjemi me një program dinamik që prezantohet si programi i rindërtimit. Dhe që ditën e parë e fillon me 200 milionë dollarë.  70 milionë dollarë janë nga donatorët.

Thelbi i buxhetit

1. Program të rëndësishëm rindërtimi, që do fokusohet tek ndërtimi i banesave në zonat e prekura.

2. Politikë të tërë strehimi për të gjitha dhe bonusin e qirasë. Që si fazë të parë është 1 miliardë lekë.

Ky buxhet që kalojmë nuk preket, nuk ulet nuk cenohen shërbimet, nuk ulen pagat pensionet, nuk ikin investimet. Nuk rrit borxhìn. Ky buxhet është dinjitoz për ta përballuar. Presim që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro.

Vendet e zhvilluara që kanë perjetuar fatkeqësi të tilla iu ja kaluar difiçiti 3%. Ne nuk do të cenojmë parametrat e buxhetit. Shtylla tjetër e këtij buxheti dhe projekti është nuk rrit taksa, nuk cënohen as investimet në rrugë apo shkolla. Do të shohim nevojat primare që kemi për investime.

Rindërtimi i banesave: Brenda vitit 2020 do kemi mbyllur pjesën më të madhe të banesve. 80-90% e qytetarëve në fund të 2020 do të jenë ulur në banesat ë tyre të reja. Në fund të ketij viti do të jenë pastruar të gjitha rrënojat e këtij tërmeti. Do tja dalim që të fshijmë të gjithë traumën e shkaktuar", tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Miratohet në parim buxheti i vitit 2020/ Denaj: Ka nevojë për rishikim! Pezullohen projektet që s’kanë nisur


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë