Ahmetaj: Për Byronë e Hetimit 
presim Komisionin e Venecias

Ahmetaj: Për Byronë e Hetimit <br />presim Komisionin e Venecias
TIRANE - Qeveria nuk do të bëjë asnjë hap tjetër sa i përket ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit pa marrë më parë vlerësimin përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese. Ishte ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj i cili pas një takimi prej mëse dy orësh të krerëve të aleancës së majtë, tha se për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me reformimin e sistemit të drejtësisë, do të pritet përgjigja përfundimtare e institucionit të pavarur të Venecias, Komision i cili pritet të shprehet në 12 mars.
 
"Për reformën në drejtësi është rakorduar për të pritur vlerësimin nga Venecia. Do të pritet Venecia për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi", u shpreh Ahmetaj në përfundim të takimit.

ahmetaj

I pyetur nga gazetarët nëse është diskutuar mes aleatëve se Byroja e Hetimit do të jetë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë apo nëse do të ndiqet modeli rumun ku ky institucion është tërësisht i pavarur, Ahmetaj nuk dha një përgjigje duke theksuar edhe njëherë se do të pritet vlerësimi që Komisioni i Venecias do t'i bëjë draftit të hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë në vendin tonë për reformën në drejtësi.
 
"Diskutuam në parim, për reformën në drejtësi do të priten vlerësimet e Venecias", tha ai. 

Ministri Ahmetaj tha gjithashtu se në takim u rakorduan çështjet ekonomike për sektorët prioritarë. FMN pritet të bëjë publik në 17 shkurt raportin për rivlerësimin e ekonomisë shqiptare. 

Takimi i "njësisë së koordinimi të koalicionit" u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlametari Ilir Meta, që ashtu si çdo të premte u mblodhën në ish-vilën qeveritare 30. 

Kryeministri Rama, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe dy ministrat Saimir Tahiri i dikasterit të Brendshëm e Arben Ahmetaj i Ekonomisë mbërritën të parët ndërsa pas tyre u bashkuan edhe kryeparlamentari Ilir Meta, i shoqëruar nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe deputeti Spartak Braho. LSI-ja i është drejtuar Venecias me propozime të sajat, të cilat i udhëhoqi Braho, veç draftit të ekspertëve të cilit i janë bashkëngjitur edhe amendamentet e PD-së.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet


rama
(Ministrat Ahmetaj e Tahiri dhe kryeministri Rama duke shkuar në këmbë në "Vila 30")

meta
(Braho, Meta, Vasili, Panariti duke shkuar në Vila 30)

Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili deklaroi të enjten në Kuvend se diskutimet për Byronë Kombëtare të Hetimit do të ecin paralelisht me reformën në drejtësi, duke ju bashkangjitur komisionit të posaçëm parlamentar të ngritur për këtë proces. Rama shprehu vendosmëri se reforma në drejtësi do të votohet edhe me konsensusin e Partisë Demokratike. 

Në konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, që parapriu seancën plenare të së enjtes, kreu i Kuvendit Ilir Meta i sugjerojë opozitës të depozitojë në parlament variantin e saj për Byronë e Hetimit. Kreu demokrat Lulzim Basha në një qëndrim të përsëritur edhe këtë të premte, kërkoi që Byroja të mos jetë në varësi të qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE