‘Ai po mbahet në ferr’/ 'DailyMail' për Sadik Durakun që u ndalua në Serbi për ‘krime lufte’ në 1999! E bija: Në atë kohë ishim në Britani

 ‘Ai po mbahet në ferr’/ 'DailyMail' për Sadik Durakun që u ndalua në Serbi për ‘krime lufte’ në 1999! E bija: Në atë kohë ishim në Britani

Sadik Duraku

Arrestimi i Sadik Durakut nga Serbia, si i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile, në luftën e vitit 1999 ka ngjallur reagime edhe nga mediat e huaja.

Prestigjozja “DailyMail” shkruan se 53-vjeçari shqiptar po mbahet i burgosur në kushte të mjerueshme dhe se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Duhet theksuar se media britanik e quan arrestimin e Durakut një gabim.

Ai u arrestua teksa po udhëtonte nga Britania e Madhe për në Kosovë, më 16 prill rreth orës 22:00 ishte ndalur në pikën kufitare në Horgosh, që lidh Serbinë me Hungarinë.

53-vjeçari u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua për anëtarësim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u largua më nga atje deri në vitin 2004.

“Një ditë pasi Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit të Këshillit të Evropës, Serbia ndaloi qindra shqiptarë në kalimin e kufirit serb. Një nga ato viktima është edhe babai im, Sadik Duraku, shtetas britanik që jetonte në Brighton. Derisa të tjerët janë liruar, babai im mbeti në paraburgim. Ai po mbahet me pretendime të rreme se ka qenë anëtar i UÇK-së në 1999-n, pretendimet e tyre thonë se ka kryer krime lufte gjatë 1999-s. Procesi i azilit nënkuptoi se ne nuk mund të largoheshim nga Britania e Madhe deri në 2004-n. Në këtë moment kritik, familja jonë kërkon prova të prekshme për t'i hedhur poshtë akuzat e pabaza dhe kemi nevojë për mbështetje nga një vëzhgues në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij. Prandaj, dokumentimi i kërkesave tonë për azil dhe qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar nga 1998-a deri në 1999-n është jetik. Zyra e Brendshme Britanike duhet ta ketë këtë informacion dhe së bashku me Ambasadën Britanike duhet të jetë në dispozicion të organizojë një vëzhgues. Ajo që na duhet gjithashtu është presioni i Britanisë për të liruar babanë tim”,- thuhet në reagimin e vajzës së Sadikut, Suzanës.

Ajo ka theksuar se babai i saj është me probleme shëndetësore në zemër.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tropoje: 29/04/2024 15:43

    Me vjen keq per rastin por kisha nje keshille shqiptarçe pse nuk kalojne shqiptaret e kosoves nga kroacia neper shqiperi e jo te futen neper Serbi me ju ba edhe bisnes tuj ju ble nafte atyne qenefave 1000 kilometra I baj ma shume veç anej nuk I biem kurr Jam ne angli edhe une

    Përgjigju
  • fatekeqesisht: 29/04/2024 07:16

    Ne jemi nje popull arrogant, neve nuk na shqeteson se arrestohen njeres te pafajshem, ne problemin e kemi me ata qe nuk e duan Albin Kurtin,ose Edi Ramen, Hashim Thaçin apo Sali Berishen. Per keta kauza madhore jemi gati ta djegim Shqiperine dhe Kosoven, tjerat jane pa rendesi.

    Përgjigju
    • Atëdhetarë: 04/05/2024 11:26

      Fatkeqsisht ti fatkeq sduhet mu mar ti kon e dojn njerzit po duhet me menu menqum qe mos me ja shkel asfalltin shakvit qe mos me lon pare naper serrbi o mendje cekt se jena msu me kon nenshtrus bojkot total duhet mi bo populli as shteti jo pikë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Futboll femra/ Vllaznia mund Apoloninë në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të radhazi

Futboll femra/ Vllaznia mund Apoloninë në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të radhazi