TIRANE - Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njoftoi sot të gjitha ndermarrjet e vogla dhe të mesme (SME) se kanë filluar aplikimet për Fondin Shqiptar "Start-Up", të cilat do të vazhdojnë deri më 1 Nëntor.
Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja "Start-Up" synon të mbështesë dhe nxisë zhvillimin e këtij grup-ndërmarrjesh, kryesisht si biznese të sapokrijuara nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë, c'ka pritet të ndikojë në përmirësimin e kushteve operuese të tyre.
Burime të AIDA-s bëjnë të ditur se përmes kësaj mbështetjeje, krijohen bazat për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të reja të punës në këtë grup biznesesh të reja.
Fondi do të ofrojë mbështëtje për ndërmarrjet mikro dhe të vogla që ushtrojnë aktivitet në sektorët prodhues dhe shërbimit, të industrisë së lehtë, turizmit, fushën e Kërkim- Zhvillimit, agropërpunim, në fushën e dizenjimit, modelimit dhe artizanatit.
Kompanitë shqiptare do të përfitojnë maksimalisht 300.000 lekë për projekt.
Skema mbulon 70% të shpenzimeve të miratuara brenda këtij limiti, ku pagesa e fondit të përfituar bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në përfundim, kundrejt faturave, që vërtetojnë shpenzimet e kryera./ATSH/
/Shqiptarja.com