‘Aida e ka lyer vetë shtëpinë me gëlqere’, Gent Zenelaj: Çdo gjë e kemi bërë bashkë

E kemi parë shpesh të bëjë humor dhe kemi qeshur me këtë gjë, por këtë herë është treguar serioz kur bëhet fjalë për të treguar dashurinë që ka për gruan e tij Aidën. Mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, aktori Gentian Zenelaj ka treguar se si ka nisur gjithçka nga zero dhe çdo gjë e ka ndërtuar me gruan e tij Aidën. Sipas tij kjo është edhe një prej arsyeve pse qëndron në Shqipëri, pa lënë pa përmendur prindërit, punën e shoqërinë.

"Çdo lloj guri në këtë puzzle e kemi vendosur bashkë. Pra kemi filluar bashkë me një biçikletë dhe me një shtëpi në Laprakë e cila kushtonte 120 mijë lekë. Madje më kujtohet që Aida e ka lyer vetë me gëlqere, se nuk kishim para. Në këtë mozaik çdo gur i vendosur e kemi kapur me dy duar, gjithçka është ndërtuar bashkë dhe seriozisht një shembull ku po të iki, ikën gjysma e këtij mozaiku jemi ne. Në këtë sens nuk mund të jemi pa njëri-tjetrin në gjithçka.", tha aktori në studion e "Rreze Dielli"

Aktori Gentian Zenelaj në studion e "Rreze Dielli" 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër