Ajax ka prezantuar sot mbrojtësin i cili pritet të jetë zëvendësuesi i De Ligt pas transferimit te Juventus për 70 mln euro. Klubi holandez në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka nënshkruar me 21-vjeçarin Edson Alvarez, i marrë nga Club America, në Meksikë.
Qendërmbrojtësi ka firmosur një kontratë 5-vjeçarë, ndërsa për shërbimet e tij janë paguar 15 mln euro, ndërsa 2 mln të tjera mund të akordohen në formë bonusesh. Alvarez është titullar i padiskutueshëm te kombëtarja e Meksikës teksa numëron 28 paraqitje, ku ka arritur të realizojë edhe 1 gol.
Ai përveçse si qendëmbrojtës përshtat edhe si mbrojtës krahu, por edhe si mesfushor difensiv. Kjo blerje për Ajax pritet të jetë e goditur edhe në aspektin komercial, pasi prej ditësh në Meksisë po shitet një numër i madh fanelash të klubit holandez.