Ajax është futur në negociata të ngushta me Chelsea-n për rikthimin e Hakim Ziyech. Kampionët e Holandës tregojnë në këtë mënyrë se janë gati të shesin anësorin Antony për të cilin interesohet Manchester United.
Ajax fillimisht ka refuzuar 80 mln euro, por pasi ‘djajtë’ arritën marrëveshje personale me lojtarin po përpilojnë një ofertë të dytë, që i afrohet shifrës së 100 milionë eurove.
Fakti që Ajax është hedhur në sulm për Ziyech e konfirmon më shumë këtë. Ky është raundi i tretë i bisedimeve mes klubeve për futbollistin në fjalë, i cili pëlqehej edhe nga Milan, por kampionët e Italisë kurrë nuk e bindën Chelsea-n.