‘Ajo po dridhej, goja dhe hunda ishin nën jastëk’ pse s’ka gjurmë të mbytjes së 20-vjeçares? Misteri, ekspertët: 6 minutat dramatike të Caroline

‘Ajo po dridhej, goja dhe hunda ishin nën jastëk’ pse s’ka gjurmë të mbytjes së 20-vjeçares? Misteri, ekspertët: 6 minutat dramatike të Caroline

Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi nga bashkëshorti i saj është zbardhur, por ende jo të gjithë pyetjet e ekspertëve kanë marrë një përgjigje përfundimtare për të mbyllur dosjen.

Pse Caroline nuk rezistoi, duke luftuar për të marrë frymë? Pse nuk ka gjurmë të mbytjes? Ekspertët japin përgjigjet duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri.

Media greke ‘Ta Nea’ shkruan se në 4:05 të mëngjesit në 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 4:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pyetja kryesore është: Pse Caroline nuk rezistoi, për sa kohë që vrasësi i saj rrëfeu se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Për herë të parë, Anagnostopulos pohoi se, ‘Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk’.

Ndërsa në dëshminë e dyte piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.

Në të dy rastet, thonë ekspertët, viktima do të përpiqej të merrte frymë.

‘Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

Shpjegimi i vetëm logjik që viktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme, pra që viktima të kishte qenë në gjumë. Por piloti grek pretendoi se ai nuk e kishte planifikuar krimin dhe se viktima në atë kohë tregoi sjellje agresive ndaj vetes dhe fëmijës së tyre.

Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhunës së fortë në trup”.

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” shkruan media greke.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme

Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme