Rekomandimet e dhëna nga Autoriteti i Konkurrencës nuk janë zbatuar nga institucione të ndryshme, sidomos nga Enti Rregullator i Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Gjatë raportimit për veprimtarinë e vitit 2014 në Komisionin e Ekonomisë, kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati tha, se gjatë këtij viti janë çuar në Gjykatën Administrative 8 çështje, nga të cilat janë shqyrtuar 5 të tilla, ku 3 prej tyre janë fituar nga Autoriteti i Konkurencës.
Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi që ky autoritet të nisë hetimet për koncensionet, për të cilat qeveria kishte premtuar rishikimin e tyre, kolaudimit, të markimit të karburanteve, skanimit të kontenierëve dhe të pullave fiskale.
"Katër kontrata koncesionare në kushtet e një monopoli të pastër që prej më shumë sesa një viti arkëtojnë rreth 80-90 milionë dollarë nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nëse duhet të flasim për krim, këto janë krime. Nuk ka sesi ky Kuvend nën varësi të të cilit janë ERE dhe AKEP të zvarrisi për muaj dhe për vite zbatimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës", deklaroi Braçe.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati ka shpjeguar se nuk i është marrë mendimi në momentin e firmosjes së konçensioneve.
"Vetë fakti që këto koncensione kanë sjellë rritjen e kostove të biznesit, kuptohet që kjo sjell një efekt zinxhir në ofrimin e shërbimit. Autoriteti i Konkurrencës në vlerësimin që ka bërë, është përpjekur që të gjejë procedurën e ndjekur në zbatim të ligjit dhe bazës ligjore ekzistuese, që do të thotë nuk është marrë mendimi i Autoritetit të Konkurrencës", u shpreh Lati.
Sipas raportit të paraqitur nga Autoriteti i Konkurencës në Kuvend, forcimi i zbatimit të ligjit, nëpërmjet përdorimit të instrumentave, e rritjes së efiçensës së ndërhyrjes së institucionit të konkurrencës, në mbrojtje të lojës së lirë të aktorëve të tregut, ka qenë objektivi i aktivitetit të Autoritetit të Konkurrencës gjatë vitit 2014./atsh/
/Shqiptarja.com