Akademia i dhuron 600 tituj Arkivit, Bido: Biblioteka nga magazinë, do jetë e aksesueshme

Biblioteka e Arkivit të Shtetit nuk do të jetë më një magazinë, por do të jetë e aksesueshme për të gjithë studiuesit e fushave të ndryshme së shpejti. Sot kjo bibliotekë ku ruhen 10.000 libra u pasurua me 600 tituj të rinj, që ia dhuroi Akademia e Shkencave. Këtë bashkëpunim, nënkryetari i Akademisë së Shkencave Vasil Tole edhe drejtori Ardit Bido, e konsideron pozitiv, për të gjithë studiuesit, që do të kenë në duar enciklopedi, libra historikë, filozofik, fjalorë edhe edhe fletore zyrtare.

"Është  kënaqësi dhe një shenjë  e qartë e bashkëpunimit afatgjatë që Akademia e shkencave si institucion, ish institutet në varësi të saj por dhe akademikët sot kanë në Arkivin Qendror të Shtetit në të gjitha nivelet, jo vetëm në Tiranë, po kudo ku ka Arkiva në Shqipëri, pasi gjykojmë që edhe këto vepra do të ishin të pamundura që të krijoheshin, për më tepër pastaj të botoheshin pa kontributin dhe veprimtarinë e Arkivave të Shqipërisë dhe posaçërisht të dokumentacionit që administrohet në këto Arkiva", shprehet nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole

Për Ardit Bidon dhurimi i këtyre librave vjen në fakt në kuadër të krijimit të një Biblioteke Qendrore në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku të gjithë studiuesit jo vetëm të kenë mundësi që të ndjekin dhe të shohin dhe të studiojnë materialin arkivor, por dhe materialin bibliotekar.

“Biblioteka ka qenë një magazinë librash deri më tani në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Procesi i punës është në fazën finale ku thuajse klasifikimi ka përfunduar po përgatisim softëare dhe besoj për shumë shpejt mbase në dhjetor - janar do të jetë e aksesueshme për studiuesit, që në çastin që vijnë në sallën e studimit mund të porosisin dosje arkivore por njëkohësisht të mund të porosisin edhe libra", vijon Bido.

Edhe për akademikun edhe studiuesin Irakli Koçollari, Arkivi ruan materiale unike për vlerat e tyre, dorëshkrime edhe dokumentet më të rralla, ku studiuesit mund të konsultohen me to

"Ky dokumentacion që gjendet në Arkiv, një pjesë e tij natyrisht është përpunuar, kur themi është përpunuar, është marrë nga studiues, nga shkencëtar të fushës përkatëse dhe e ka sjell atë jo më një si një dokument të vetëm dhe unik, por dhe të lidhur me shumë sfonde të tjera të caktuara, siç është sfondi historik, persona dhe personalitete, në tërësi e shkëput nga mëvetësia dokumentin dhe e bën atë të lidhur me sfondin historik të shumë ngjarjeve dhe të shumë fenomeneve”.

Më tej Koçollari shprehet, se fondi në këtë arkiv nuk gjendet askund tjetër, por një pjesë e tij është përpunuar në tematika dhe subjekte të caktuara. “Në këtë mënyrë studiuesit e gjejnë jo vetëm si një dokument të vetëm por edhe të përpunuar, të unifikuar, në një produkt të gatshëm. Ndaj është e nevojshme dhe prania e studimeve dhe burimeve dytësore krahas burimeve parësore historike, për të krijuar një lehtësi dhe qartësi në interpretimin e dokumenteve historikë", shpjegon Koçollari.

Përpos pasurimit të Bibliotekës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave është në proces inventarizimi digjital dhe pasqyrimi i këtij skedari në variantin elektronik, me synimin që Biblioteka të jetë më e lehtë e aksesueshme në shfletimin e informacionit bibliografik.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët