/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti propozoi sot që 27 marsi, dita kur u mblodh Parlamenti i parë shqiptar, të njihet si Dita e Parlamentit.
Duke marrë fjalën gjatë veprimtarisë së organizuar me rastin e 95-vjetorit të krijimit të organit të parë legjislativ në Shqipëri, kryetari i Akademisë së Shkencave kërkoi që kjo ngjarje madhore e Historisë Kombëtare të kujtohet e rivlerësohet, si një ditë të veçantë. Kjo sipas tij, do të ishte me shumë vlerë, veçanërisht për nxënësit e shkollave.
Në këtë kuadër, z. Korkuti bëri thirrje për më shumë përkujdesje për vendet dhe momentet që lidhen me Kongresin e Lushnjës e Parlamentin e parë, i cili u mblodh për herë të parë në godinën që sot është selia e Akademisë së Shkencave. Po ashtu, sipas tij, godina ku zhvillon sot mbledhjet Kuvendi, me 50 vjet ekzistencë, është me vlera historike e monumentale, që i japin vlerë historisë së Kryeqytetit.Kryetari i Akademisë së Shkencave e cilësoi një moment historik 27 marsin e vitit 1920, pasi aty u hodhën themelet e organizimit të brendshëm të shtetit të pavarur shqiptar dhe u caktua përkohësisht si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana.
Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës më 9 shkurt vendoset në Tiranë, më 11 shkurt 1920 qeveritarët mbërritën në Tiranë, ndërsa më 27 mars u mblodh Parlamenti i parë.
/Shqiptarja.com