Aksi i ri rrugor që lidh Shkodrën me Malin e Zi është drejt përfundimit. Rruga Shirokë – Zogaj – Kufi, pritet t’i japë një hov të madh turizmit me bashkimin e dy pikave ndër më të frekuentuarat nga vizitorët.

Gjithashtu ky aks pritet të sjellë lehtësime dhe mundësi për vendasit. Vetë kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga punimet që po zhvillohen në këtë aks rrugor.

“Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit.

Më shumë akses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal”, shkruan Rama.