Thumanë-Kashar, policia instalon radarët në autostradën e re, makinat fluturojnë me 215 km/orë

Aksi Thumanë-Kashar, tashmë do të jetë nën mbikëqyrje, pasi ditën e sotme, janë instaluar radarë të shpejtësisë.Policia Rurgore i ka bërë thirrje përdoruesve të rrugës që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë të kontribuojnë në sigurinë e rrugëve në vend.

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët' thuhet në njoftimin për median.

Aksi ka një shpejtësi të lejuar prej 130 kilometra në orë, por nga radari janë kapur makina me shpejtësi shumë më të lartë nga 160 km/h deri te 210 e 2015 kilometra në orë.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova

Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova