Si rezultat i rënies në kanal të një autobusi udhëtarësh në Egjipt kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Husam Abdulgaffar, në një deklaratë për gazetarin e AA theksoi se sipas të dhënave paraprake në aksident kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
 
Ndërsa shtypi lokal ka dhënë informacionin se autobusi i cili transportonte 56 udhëtarë ka rënë në kanal për shkak të shpejtësisë së lartë dhe se numri i të vdekurve është mes 26 dhe 35 persona.
 
Sipas statistikave Egjipti është një ndër vendet e para ku shënohen aksidente automobilistike me pasojë vdekjen. Ekspertët theksojnë se aksidentet kanë si burim gjendjen e keqe të rrugëve dhe gabimet e shoferëve. /Anadolu Agency/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)