Një 34-vjeçar, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ka thyer masën e arrestit shtëpiak duke dalë me makinë, e ku fatkeqësisht ka aksidentuar për vdekje një 63-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë. Policia e Durrësit njoffton se Dritan Memolla ndodhej në masë arresti shtëpia për armëmbajtje pa leje dhe i dënuar për parë për prodhim e shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Më 8 nëntor rreth orës 22:5 34-vjeçari duke drejtuar një makinë tip Audi aksidentoi 63-vjeçarin me inicialet H.B, i cili ndërroi jetë në vend, ngjarje e ndodhur në lagjen numër 6 të qytetit. Ai do hetohet për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
Sipas policisë, 34-vjeçari Dritan Memolla “është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008”.