Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, një 50 vjeçare e vdekur dhe 7 të tjerë të plagosur! Disa në gjendje të rëndë

Një aksident me 1 të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë është regjistruar rreth orës 16:10 të ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj. Dy 2 automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 8 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, teksa njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

"Është përplasur automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Sh. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip "Ford", shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip "Ford", të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranës. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht mendohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë mund të ketë qenë arsyeja kryesore. 

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë