Aksident i rëndë në Delvinë - Kardhiq! Makina përplas për vdekje 72 vjeçarin, po lëvizte me lopë e gomar! Ngordhin dhe kafshët (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani 72 vjeç.

Burime për Report Tv raportojnë se një automjet rreth orës 03:45 ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar.

Si pasojë banori ka humbur jetën gjatë rrugës për spital, ndërsa edhe kafshët kanë ngordhur nga përplasja.

Drejtuesi i makinës i identifikuar si Engjëll Ogiçi është shoqëruar për në rajonin e Policisë.

"Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme", informoi sot policia

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

1730022569_WhatsAppImage20241027at10.48.22.jpeg

1730010958_sarandeaksident.jpg

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/10/2024 00:16

    Ai ka dale ne ate ore pikerisht se ka me pak levizje,pastaj fshataret orarin e punes e kane ndryshe nga te tjeret.Me vjen keq per te tre viktimat e ketij aksidenti shkaktuar nga nje Engjell qe duhet t'a kishte emrin Djall me mire!

    Përgjigju
  • Shoferi: 27/10/2024 16:39

    Ngushellime familjes se 72 vjecarit po rruga esht per makina jo per kafshe e kembesore,un kam shpetuar per fije te perit mijra her keshtu. Imagjino ora 3 e nates shoferi maximumi tu ec me 80 tdel dikush qe sta pret mendja edhe me dal ne autostrad po edhe ne ate ore sikur e ka cuar perendia.

    Përgjigju
  • cufi: 27/10/2024 09:13

    kalbeni ne burg....

    Përgjigju
    • Rigesli: 27/10/2024 11:45

      Po rrugët nacionale nuk janë për gomerët dhe Lopët or Cuf. Faji është i atyre qe hapin rrugët pa i kolauduar. Duhen rrugë dytësore dhe rrjeta

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere