Aksident i rëndë në aksin Plepa-Shkozet, makina përplas për vdekje 78- vjeçarin

Aksident i rëndë në aksin Plepa-Shkozet, makina përplas për vdekje 78- vjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, është regjistruar sot në Durrës.

Në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur të moshuarin 78 -vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Zylyf Këlliçi, rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Zylyf Këlliçi ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Legjenda Jurgen Klinsmann: Shqipëria ekip me cilësi, do i hapin telashe edhe Spanjës

Legjenda Jurgen Klinsmann: Shqipëria ekip me cilësi, do i hapin telashe edhe Spanjës