Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Thumanë-Milot pranë fshatit Gjorem.
Një mjet i cili lëvizte në drejtim të veriut ka humbu kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore. Drejtuesi i cili lëvizte i vetëm ka marrë plagë të rënda, ndërsa autoambulanca e Laçit e ka dërguar në spitalin e Traumës. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Aksidentet në Lezhë janë kthyer në problematike së fundmi. Vetëm në 3 ditët e mëparshme janë raportuar 4 aksidente në qytetin e Lezhës.
Në afërsi të fshatit Balldre, ku mjeti tip "Peugeot", në të cilin po udhëtonin babai së bashku me dy djemtë e tij doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime të lehta vetëm drejtuesi i mjetit. Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj ka marrë dëmtime të shumta.
Një tjetër aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrile, ku një makinë tip “Ford” ka përplasur një motoçikletë. Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjencë në spital. Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur mëngjesin në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, pasi janë përplasur dy motoçikleta. Nga aksidenti janë plagosur dy të huaj dhe dy shqiptarë.
Një aksident i trefishte ka ndodhur në aksin rrugor Lezhe-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrillës. 3 automjete janë përfshire në aksident ku është plagosur 1 person dhe marre lëndime te lehta 2 persona te tjerë.
Komente









