Liqeni i Fierzës 'përpin' 3 jetë njerëzish në një muaj! Një 37-vjeçar u rrëzua sot me kamion, 16-vjeçari hyri për t'u larë,por u mbyt (VIDEO)

KUKËS- Muaji qershor ka qenë tragjik për Kukësin, pasi vetëm gjatë këtij muaji liqeni i Fierzës ka 'përprirë' tre jetë njerëzish.

Rasti më i fundit është ai i një 37-vjeçari, i cili teksa po udhëtonte më një kamion u aksidentua në urën e Kolshit, duke dalë nga rruga dhe përfundoi në liqen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa për të nxjerrë trupin e  pajetë të shoferit me iniciale F.Ll u angazhuan polumbarët e RENEA-s, të cilët e nxorën pas 3 orësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën 37-vjeçarit.

VIDEO/ Momenti i nxjerjes së trupit

Ndërkohë më herët, në këtë qytet humbi jetën një 16-vjeçar i cili u mbyt në liqen. Trupi i tij është gjetur pas disa orësh.

Ndërsa më 9 qershor një 16 vjeçar u mbyt në ujërat e këtij liqeni.

1593454164_1593453633liqeni.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

m.x./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të arrihet konsensus tri palësh për hapjen e listave?

Komento

Komente

  • Lleshi: 30/06/2020 10:46

    Vendosni barriera metalike dhe bedena qe mos te dalin makinat nga rruga..

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Opozitat të merren vesh me njëra- tjetrën'/ Murrizi: Gati të ulem me Bashën! Takimi me Ramën për 'Zgjedhoren' i vështirë, edhe PS ka kërkesat e saj