Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Një automjet përplasi këmbësorin Roland Gazulli 42 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spital po nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të rënda.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të "Kryqëzimit të Shëngjinit".
Drejtuesi i mjetit i identifikuar si N.S., ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.