Sekuestrohet pallati në 'Myslym Shyri’! ‘Arb Trans’ ndërtoi 2700 m2 pa leje! Në pronësi të ish-administratorit të Zall-Herrit, Arben Maloku

TIRANË- Një tjetër pallat është sekuestruar këtë të premte në Tiranë, në kuadër të operacioneve të ndërtimeve pa leje që ka nisur qeveria. Nën sekuestro është vënë një pallat në mes të Tiranës, në rrugën ‘Myslym Shyri’.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se në këtë objekt janë 2700 metër katrorë ndërtim në shkelje të lejes dhënë firmës ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall-Herrit.

I pranishëm në operacionin për sekuestrimin e këtij pallati ishte edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

"Sot kemi ardhur në një rast tjetër ku janë konstatuar shtesa kati pa leje. Kjo nuk është një fushatë mediatike apo demagogji por është operacion ligjzbatimi i këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi sistemin e pjesës së vjetër të drejtësisë që kur u vijnë dosje nga njerëz të kamur për evanzion fiskal e krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre," ndër të tjera ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Përveç pallatit të Arben Malokut, qeveria ka sekuestruar edhe dy pallate të tjera. E para ishte ndërtesa 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina e ndërtuar pa leje. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 metër katror. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. Nga ana tjetër, kompania e ndërtimit 'Ideal Cosntruction shpk' i ka dhuruar shtetit 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’.

(Kliko këtu për të parë ekstraktin historik të regjistrit tregtar për firmën Arb Trans qe ndertoi pa leje)

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit nisin marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pankartat me mesazhe për liderët europianë

Protestuesit nisin marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pankartat me mesazhe për liderët europianë