Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shëngjin-Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë.
Tre prej të lënduarve po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ndërsa njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.










Komente
Komento