Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Urës së Çerkezës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, ku një automjet i drejtuar nga një grua me inicialet A. P. është përplasur me një tjetër automjet me drejtues personin me inicialet Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 42-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit tjetër është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë
Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente










