Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç – Mamurras. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor.

Mjeti furgon me targë LA 3542 A që drejtohej nga  Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotorr që drejtohej nga Zamir Tuga, 23 vjeç, banues në Gjormë – Kurbin i cili  ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit furgon Vasfi Kërtulla është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për proçedurat e mëtejshme të arrestimit. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë aksident.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)