Aksident me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, 'Benz'-i në korsinë e gabuar përplaset me një mjet! Humb jetën pasagjeri 80-vjeçar

POGRADEC- Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht.

Mësohet se një mjet tip Benz është përplasur me automjetin tip "Citroen" dhe për pasojë ka humbur jetën një 80-vjeçar. Ai ishte pasagjer në mjetin tip ‘Citroen’ dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja.

Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet edhe se një prej makinave ka përfunduar e kthyer përmbys në rrugë.

“Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Citroen" me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Citroen" 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë”, njofton policia.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip "Benz".

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Mbajti peng fëmijët dhe gjuante me kallashnikov, 40-vjeçari: Kisha frikë se do më qëllonin! Të miturit në lot: Iu lutëm t’i dorëzohej policisë

Mbajti peng fëmijët dhe gjuante me kallashnikov, 40-vjeçari: Kisha frikë se do më qëllonin! Të miturit në lot: Iu lutëm t’i dorëzohej policisë