Aksident me vdekje në Kamëz, arrestohet 30-vjeçari! I riu nga Texas përplaset me ‘Audi’-n te Bulevardi i Ri, 4 të plagosur

Policia e Tiranës

TIRANË- Një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë në Kamëz. Ajo po ecte në rrugë bashkë me një 58-vjeçare, kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një i ri.

64-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të mara, ndërsa këmbësorja tjetër arriti të shpëtojë. Aksidenti u regjistrua pasditen e 30 nëntorit, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia.

Ndërkohë, një tjetër aksident u regjistrua nga në Bulevardin e Ri për në Paskuqan. Një 23-vjeçar, banues në Texas, teksa qarkullonte me një ‘Ford’ u përplas me një ‘Audi’. Të dy drejtuesit dhe 2 pasagjerë mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

"A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin "Nënë Tereza", Kamëz, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë;

-E. H., 23 vjeç, banues në Texas, pasi në orën 22:00, në Bulevardin e Ri për në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip "Ford", me pasagjer shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, me pasagjere shtetasen A. N. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen