Një aksident automobilistik ka lënë të plagosur këtë të hënë dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Qafë Thanë-Pogradec, ku nga përplasja e një kamioni me një mjet tip "Peugot" me targa AA 570 IF, u plagos një 50-vjeçar me iniciale V.H si dhe vajza e tij 20 vjeç me inicialet Sh.H.
Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se një mjet tip kamion, me targa OH 447 Im, dhe rimorkio me targa OH 320 IJ, i cili drejtohej nga Fatmir Rakimovski, 55 vjeç, banues në Oher ka dalë nga rruga dhe per pasojë është përplasur me automjetin "Peugot" në të cilin po udhëtonin babë e bijë.
Pas aksidentit dy të plagosurit, janë dërguar në Spitalin e Pogradecit. 50-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e shpejtë, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa vajza është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com