Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet Opel me targa greke me drejtues K.SH emigrant në Greqi, ka përplasur Florika Korkuti 75- vjeçe banore në Gjirokastër.
Nga përplasja 75 vjeçarja ajo ka ngelur e lënduar rëndë, ndërsa është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim.
Sipas deklaratës që ka bërë drejtuesi i mjetit, mendohet se 75- vjeçarja i ka prerë rrugën mjetit, pasi shpejtësia me të cilën udhëtonte ka qenë jo më shume se 30 kmh.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia Rrugore dhe po analizon shkaqet e aksidentit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)