Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Fier Sheganit.

Një automjet tip Benz ka goditur nga pas një motoçikletë në të cilin udhëtonte një turist në drejtim të Beratit.

Nga përplasja e fortë, drejtuesi i motorit, një shtetas i huaj, ka marrë dëmtime të shumta dhe ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për nisjen e veprimeve për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ku sipas të dhënave të para, drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe është goditur nga pas nga automjeti tip Benz.

Gjithsesi do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë shkaqet e aksidentit ku mbeti i plagosur 35- vjeçari.

Aksi rrugor Lushnje-Berat për shkak të trafikut të rënduar dhe karrexhatës me vetëm një korsi për kah lëvizjeje bën të shkaktohen aksidente të shumta deri edhe me fatalitet.