Aksident në aksin Lushnjë-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve që po udhëtonte me motor! Shoferi i makinës largohet nga vendngjarja

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy bashkëshortë Albert dhe Gentjana Koleci të dy 43 vjeçar, janë përplasur nga një makinë e cila i ka parakaluar.

Të dy bashkëshortët janë transportuar në spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia rrugore si dhe grupi hetimor për dokumentimin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka ndaluar dhe për këtë arsye grupi hetimor po punon jo vetëm me vendngjarjen ku mund të gjejnë pjesë të mjetit që shkaktoi aksidentin por edhe me kamerat e sigurisë të bizneseve të shumta të zonës.

Sipas bluve të qarkullimit është gjetur pasqyra e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po kryhen hetime. Dy bashkëshortët Koleci janë banorë të fshatit Krutje e Poshtme dhe po ktheheshin nga puna për në banesë.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD persërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve,si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i drejtuesve politik të PD-së në qarqe zhgënjen demokratët në Lezhë! Ish-kreu i PD: Rithemelimi u transformua në farse

Caktimi i drejtuesve politik të PD-së në qarqe zhgënjen demokratët në Lezhë! Ish-kreu i PD: Rithemelimi u transformua në farse