Një aksident rrugor është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, ku një makinë ka përfunduar në liqenin e Vaut të Dejës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë transportuar në spital.
Report Tv ka siguruar edhe videon kur tre të lënduarit merren me barela nga forcat e shërbimit zjarrfikës, pas nxjerrjes nga automjeti që përfundoi në liqen.
“Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente












