DURRËS-Një fëmijë 5-vjeç është aksidentuar, ndërsa drejtuesi i makinës është larguar me shpejtësi.
 
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Plazhit në lagjen numër 13 te rruga “Pavarësia”, ndërsa drejtuesi i mjetit tip "Audi" nuk është identifikuar.
 
Fëmija i lënduar nga aksidenti me inicialet R. Sh. 5 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve pranë vendit ku ndodhi aksidenti dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.


dy.b/shqiptarja.com