Një aksident automobilistik ka ndodhur pas mesnate në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 3 të tjerë. Sipas policisë, bëhet e ditur se automjeti tip Nisan me targa AA 664 MZ, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar e për rrjedhojë është përplasur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë dërguar në spitalin e Traumës 3 personat e aksidentuar të cilët po marrin ndihmën mjekësore.
Mësohet se viktimë ka mbetur një nga pasagjerët e automjetit, konkretisht shtetasi me iniciale E.K ndërkohë që ne spital ndodhen personat me inicialet A.S, ZH.K. dhe E.Z.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com