Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar–Levan, në afërsi të Spitalit Memorial të Fierit.
Një automjet tip “volkswagen” pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i mjetit i identifikuar si Indrit Shyti, ka mbetur i plagosur. Bashkë me të, të plagosur kanë mbetur edhe dy pasagjerët që udhëtonin me të njëjtin automjet.
Të tre janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa drejtuesi i dëmtuar më rëndë ndodhet në sallën e operacionit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe sistemimin e kolonës së gjatë të automjeteve të krijuar si pasojë e aksidentit.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga.











Komente
Komento