Fushë Mamurras - Milot - Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në superstradë në Fushë Mamurras - Milot ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor, identiteti i të cilin nuk dihet ende.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip Benz me targë AA599BN ka përplasur këmbësorin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkaq mësohet se drejtuesi i mjetit, 51- vjeçari nga Puka, Nik Nika është shoqëruar në polici për veprimet e mëtejshme të arrestimit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë shpejtësia e lartë dhe errësira në rrugë.

 Njoftimi i policisë
 
Informacion paraprak
Më datë 05.11.2016, rreth orës  17: 10,  në superstradë në Fushë Mamurras - Milot ,  mjeti benz me targë AA599BN, ka përplasur një shtetas këmbësor  akoma i paidentifikuar  i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi Nik Nika , 51 vjeç, banues në Pukë , po shoqërohet në Komisariat për veprimet e mëtejshme të arrestimit. Grupi hetimor në vendngjarje  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

b.k/shqiptarja.com