Xhama të thyer, dyer të shqyera, sendilje fëmijësh e hedhur mbi bar, një Alfa 156 e shtypur në mes të rrugë. Është pak kjo skenë e një aksidenti automobilistik, ku ka humbur jetën një grua shqiptare dhe djali i saj, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas nga një furgon.
Shqiptarja banonte në Barca, Itali, dhe në momentin e aksidentit me të në makinë ndodheshin dhe 3 fëmijët e saj, të moshës, 16, 12 e 2 vjec.
Gruaja gjeti vdekjen në vend, ndërsa ndërroi jetë në spital edhe djali i madh, pasi ishte në gjendje të rëndë, kurse 2 fëmijët e tjerë ndodhen në spitalin Sant’Anna di Cona.
Në makinën tjetër, furgon, udhëtonin drejt Padovas, një familje marokene prej 6 personash, mes të cilëve dhe një fëmijë 2 vjec. Të gjithë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Doro e Barco, tek një kthesë e rrezikshme e njohur në zonë.
Makina që drejtonte gruaja shqiptare 37 vjec, A.B drejt qytetit u përplas me furgonin që po vinte nga drejtimi i kundër për në Rodigino.

Duket se në marrje të kthesës, gruaja ka humbur kontrollin, dhe pavarësisht frenimit që bëri, makina u rrotullua majtas, duke u përplasur me automjetin e marokenëve.
Policia, mjekët si dhe zjarrfikësit punuan gjatë për nxjerrjen gjallë të fëmijëve dhe të fundit mundën të nxirrnin gruan e pajetë.
«Pashë drejt meje një makinë që kishte dalë kontrollit në kthesë, por nuk mund të bëja asgjë”, tha drejtuesi i mjetit furgon, Mercedes, ende i shokuar nga ngjarja në fjalë. Ai vijon të shpjegojë se nuk ka pasur faj në gjithë këtë.
“Hera e parë që bëj aksident. Ajo gruaja vdiq? Më vjen keq, më vjen shumë keq!”
“Gruaja ime, motra ime e fëmijët e mi, ishim të gjithë në furgon, dhe mbaj mend në ato momente që i vogli kishte uri”.
Familja prej 6 personash ndodhet dhe ajo në spital, dhe së bashku me familjen shqiptare, nga aksidenti i djeshëm, bëhen 8 të plagosur.
Por ndërsa, autoambulancat me sirena çanin rrugën për në spital, burri i gruas shqiptare në ato caste mbërriti në vendngjarje dhe u shokua.
Ndërkohë rruga në Padova, mbeti e bllokuar dhe u hap për qarkullim disa orë pas aksidentit.

(Pamje nga vendi i aksidentit)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com