Një kamion i ngarkuar me misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në drejtim të Sarandës.

Aksidenti ka ndodhur para hyrjes në tunel pasditen e sotme.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.