Aksident në Korçë, makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë

Aksident në Korçë, makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë

Foto Ilustruese

Një aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte, në Korçë ku një 35-vjeçar është përlasur nga një makinë. Burime nga policia bën të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi 35 vjeçar me inicialet A.A, i cili mësohet se po drejtonte një biçikletë në momentin kur makina e ka përplasur.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turan-Voskop, ku shtetasi G.H 38 vjeç me mjetin tip “Volkswagen” me targa "AA 622 HF" ka përplasur shtetasin me inicialet A.A 35 vjeç. Mësohet se menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Korçë, Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Turan-Voskop, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 622 HF, me drejtues shtetasin G.H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar shtetasin A.A rreth 35 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë. Ky shtetas u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz