Dy aksidente brenda disa minutash në Lezhë, përplasen dy makina, 1 viktimë dhe dy të plagosur! Një tjetër shofer humb kontrollin, mjeti përfundon jashtë rrugës

LEZHË- Dy aksidente janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Lezhë, me një diferencë prej disa minutash.

Në aksidentin e parë u përplasën fort dy makina në rrugën dytësore Lezhë- Rrilë, ku njëri prej shoferëve, Ndoc Nikaj 66-vjeç, ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Në gjendje të rëndë ka mbetur është edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere, ndërsa është plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër.  Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se përplasja ka qenë e fortë aq sa njëri prej mjeteve ka dalë nga aksi rrugor. 

Vetëm disa minuta më vonë një tjetër aksident është regjistruar në rrugën e kombit në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut. Shoferi i një automjeti ka humbur kontrolli dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur në këtë mënyrë me një mur. Fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Rrugët e qarkut të Lezhës vijojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore, ku vetëm në harkun kohor të 6 ditëve të fundit kanë ndodhur 9 aksidente me 1 viktimë dhe 16 të plagosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Aksident në Lezhë, ndërron jetë shoferi, bashkëshortja në gjendje të rëndë

1652707698_Screenshot1.jpg

Aksidenti në aksin Rrile-Lezhe, ku u përplasën dy automjete rreth orës 15:00. Ndërron jetë në spitalin e traumës drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’ Ndoc Nikaj, 66-vjec. Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe nuk mundi të mbijetojë. Ne gjendje të rëndë ndodhet bashkëshortja e tij.

Ora 15:59
Tjetër aksident në Lezhë, humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me një mur, në spital shoferi

Disa minuta më vonë një tjetër aksident është shënuar në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në rrugën e kombit në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një mur. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë