Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Maminas. Një automjet është përmbysur në anë të rrugës duke pësuar dëmtime të rënda, aq sa pjesa e parë e saj duket krejtësisht e shtypur. 

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë e drejtuesit të mjetit që ka bërë humbjen e kontrollit dhe për pasojë daljen nga rruga. 

aksident maminas
aksident maminas
aksident maminas
(Foto nga aksidenti në Maminas, sot në mesditë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com