MEMALIAJ-Dy persona kanë humbur jetën nga një aksident rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur.
 
Viktimat janë drejtuesi i makinës Syrja Sina dhe Luan Bilbili, ndërsa i plagosur ka mbetur Erjon Sinani.
 
Aksidenti ka ndodhur 4 km larg Memaliajt në vendin e quajtur Krasë, ndërsa shkak është bërë një qen.
 
Viktimat, punonjës të bashkisë Memaliaj
Viktima Luan Bilbili bëhet e ditur se është shef i financës në Bashkinë Memaliaj, ndërsa Syrja Hysa financier i njësisë administrative Qesarake.
 
I plagosur Erjon Sinani është përgjegjës i monumenteve të Kulturës në Tepelenë.
 
I plagosuri: Shkaku i aksidentit ishte një qen
Sipas të plagosurit nga aksidenti, drejtuesi Syrja Sina tentoi që të manovronte rrugën, pasi i doli përpara një qen, por ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.
 
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para mësohet se dy personat që kanë humbur jetën nuk kishin vendosur rripin e sigurimit në momentin e aksidentit.

makina e aksidentuar

makina e aksidentuar
Makina e aksidentuar në Memaliaj

dy.b/shqiptarja.com