Një person ka mbetur i vdekur në Pogradec si pasojë e një aksidenti, pasi makina të cilën po drejtonte doli nga rruga duke u përmbysur.
 
Viktima është 45-vjeçari me inicialet J.Y. banues në fshatin Gështenjas.
 
Sipas policisë në aksin rrugor Qafë Thanë- Pogradec, makina e drejtuar nga 45-vjeçari  tip "Ford" me targa AA 412 FO ka dalë humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
 
Drejtuesi i makinës ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Pogradecit, pasi nuk u mbijetoi plagëve që mori.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë lagështira në rrugë, që ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit. 


dy.b/shqiptarja.com