Tjetër aksident në Sarandë, dy turistë italianë me motor përplasen me makinë në rrugën për te Syri i Kaltër (EMRAT)

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Sarandë, ku dy turistë italianë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motor janë përplasur me një automjet tip “Wolksvagen”. Fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, ashtu sikurse ai i datës 24 gusht, ku dy turistë italianë humbën jetën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Sarandë - Syri i Kaltër në afërsi të HEC  Bistrica 2. Dy turistët kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë përplasur me një automjet tip “Wolksvagen” me targe AA486VY me drejtues Orest Zhgabi 19 vjeç.

I plagosur ka mbetur turisti Giorgo Vania, 24 vjeç që drejtonte motorin dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjece. Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Spitalit te Sarandës ku raportohet se një prej tyre ka thyerje te femurit.

Ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda pak ditësh në Sarandë ku të përfshirë janë turistët italianë. Më 24 gusht një aksident i rëndë i mori jetën Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent i cili u arrestua. Aksidenti shkaktoi 'furtunë' në Policinë e Sarandës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho Piperi: 28/08/2023 12:37

    Perplasen 100 shqiptar ne dite e nuk kujtohet njeri, perplasen dy italiane dhe e beni lajm… nese drejton autoveturen mund edhe te besh aksident

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Moti i keq në Veneto, breshëri zbardh rrugët në zonën e Vicenzës

Itali/ Moti i keq në Veneto, breshëri zbardh rrugët në zonën e Vicenzës