Tiranë/ Djali i ish zv.drejtorit të policisë Erzen Breçani përplas me makinë të renë dhe i këput këmbën, 23-vjeçarja në gjendje të rëndë! (VIDEO)

23-vjeçarja Xhesina Gega ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital pasi është përplasur nga një makinë në zonën e Kinostudios që drejtohej nga 19-vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani.

E reja i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi dhe ka përplasur të renë, duke i këputur njërën këmbë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares është bërë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

Shoferi i Benz-it, me targa AA 888 XX është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu i është nënshtuar testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, pas përplasjes nga makina, është rrëzuar edhe pema.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën  "Xhanfize Keko", ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

1623346629_1623346199aksident.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

1623352303_erzenjehonbrecani.jpg

Jehon dhe Erzen Brecani

1623355020_Sequence03.00003606.Still010.jpg

Pamje nga vendi i ngjarjes

Postimi në instagram Jehon Brecanit dhe makina luksoze

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
U përplas me makinë nga 19 vjeçari dhe iu këput këmba, kjo është 23 vjeçarja që ndodhet në gjendje të rëndë në spital

1623358958_1623355020Sequence03.00003606.Still010.jpg

Xhesina Gega 23-vjeçe është e reja që është aksidentuar rëndë nga 19-vjeçari Jehon Breçani. E reja ndodhet në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar. Gjatë aksidentit ajo ka humbur edhe njërën këmbë.

Ora 20:57
I këputi këmbën me makinë të resë, 19 vjeçari Jehon Breçani është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani

19 vjeçari Jehon Breçani, i cili përplasi me makinë të renë në Tiranë është djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës.

Ora 20:20
U përplas nga 'Benzi', 23-vjeçarja humbet njërën këmbë, i nënshtrohet operacionit te Trauma

23 vjeçarja që është përplasur nga "Benzi" ndërsa ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio, ka humbur njërën këmbë. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.

1623349285_tirane.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Honk: 11/06/2021 07:00

    Vec zi ka ka pa ky vend nga fara ktyne analfabetve

    Përgjigju
  • turi: 11/06/2021 05:28

    Te denohet ky qelbesire me 20 vjet burg...djale i poshter..

    Përgjigju
  • Artan: 11/06/2021 03:26

    Plehrat nuk i gjen gjë, e pësojnë të pafajshmit. Nga mbiemri ajo vajza duket si nga Veriu, do Zoti ia merr hakun familja.

    Përgjigju
  • Schumacher: 11/06/2021 02:36

    Së pari uroj që e aksidentuara të shpëtoj jetën e saj edhe të fëmijës që pret. Ku është shteti që lë këta Idiot të ecin me shpejtësi marramendëse në qytet? Të të vras makina në trotuar ndodh vetëm në Shqipëri edhe Argjentinë. Mallkim për Shtetin që fle gjumë.

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2021 02:30

    19 vjec,akoma pa dale mire nga veza dhe me Benz! Moshataret e tij marrin makina te perdorura te markave te lira.Ku i gjeti parate apo na rrofte babaka ?! Ky neandertali paska qene me fat,te perplasesh me murin,te thyhesh dhe pemen dhe te mos pesosh asnje demtim trupor ,eshte e jashtezakonshme.Urojme qe vajza te sherohet dhe te behet me e forte !E ftoj median t'a ndieke me kujdes kete rast,te shohim si do te trajtohet nga drejtesia BIRI I BABAIT.

    Përgjigju
  • ...: 11/06/2021 02:19

    Tragjedi! Dhimbje e madhe per vajzen qe nje dite normale ne jeten e saj u kthye ne tragjedi. Me gjithe shpirt uroj te ia dali te jetoje. Keqardhje dhe per djalin, autorin e kesaj tragjedie per te cilin duhet te flasi ligji dhe i cili ne moshen me te bukur 19 vjecare per shkak te euforise dhe papjekurise qe te sjell mosha nuk do mund ta kujtoje me kurre sic nje 19 vjecar duhet ta kujtoje e perjetoje ato vite te paperseritshme.

    Përgjigju
  • Miri: 11/06/2021 01:42

    Keshtu eshte kur llaston femijen..behet i rrotkarizuar...si baba...

    Përgjigju
  • Ilir: 11/06/2021 01:25

    Sa here shikoja Erzenin ke Opinioni, bente moral si duhet vene drejtesia e si duhet te funksionoje policia per rendin. Ja shembulli i pare, te shohim a do e japi me djalin e vet. Te marri minimalisht nja 20 vite burg.

    Përgjigju
  • Shoku: 11/06/2021 00:47

    Do ta paguj per te re tani nuk ka ku te futet ky qe nuk di ti hypi gomarit e jo me S63.Fare e keqe rrace e poshter tjetra ne pune te saj humbi kemben.

    Përgjigju
  • Toni: 11/06/2021 00:46

    U shfarofshi o mbeturinat e kombit!!!

    Përgjigju
  • Turi: 11/06/2021 00:05

    Ore patenta tek koka e krevatit. Vazhdoj insistoj patenta ne shtepi as nje dite ne kurs.. komplet legen me S 63 Amg. Ajo lumadhja,kushedi ku e ka pasur hallin,vin ky inxhinjeri i keput nje e la pa kembe e pa gje. Po pse more plehre c'pate me te shkreten.

    Përgjigju
  • Lui: 10/06/2021 23:11

    Mos e befsh piken e hajrit more qelbesire. More ne qafe nje te pafajshme ne lule te moshes. Uroj te shpetoje nga rreziku per jeten ajo e shkreta. Por prape do kete nje traume per gjithe jeten. Ne nje moshe te tille te mbetesh me nje kembe eshte nje vdekje e perjetuar cdo dite. Ky Erzen Brecani na del neper TV e na ben moralistin dhe specialistin per edukaten qytetare. Nderkohe qe i biri me nje makine luksoze, qe nuk dihet se nga e ka gjetur Erzeni me rroge buxhetori, shtyp njerez neper rruge. Yytt.., rrace e poshter qe merrni ne qafe njerez te pafajshem..

    Përgjigju
  • Shkodra: 10/06/2021 23:04

    Ky rop...mi ta po merr edhe damshperblim per makinen e prishun , se e ka baben me pozit . Ktij asht me ja .. robt me e vra ne vend , jo me arrestu

    Përgjigju
    • Yes: 11/06/2021 06:19

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS