Një automjet dhe një fadromë u përmbysën në mesditë në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës, duke përfunduar në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, një manovër e gabuar dyshohet t'i ketë prerë rrugën automjetit dhe ka pasuar në përmbysjen e kamionit duke bllokuar qarkullimin.

Nga të dhënat e para nga vendngjarja, dyshohet se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e përplasjes dhe përmbysjes së mjeteve

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe forcat e Policisë Rrugore.

Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për lehtësimin e trafikut si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.